Infektohet me koronavirus futbollisti i famshëm shqiptar, zbulohet gjendja e tij

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se futbollisti i njohur shqiptar, Valdrin Mustafa, është infektuar me koronavirus.

Mustafa momentalisht është lojtar i Hannover 96. Momentalisht, ai ndodhet bashkë me familjen në karantinë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19. Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”, njofton FFK.

Ju mund të pëlqeni dhe këto