Incidenti në ndarjen e çmimeve, Dj i bën kërkesën seksiste fitueses së “Topit të Artë” për femra

Ditën e djeshme në Paris u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për “Topin e Artë”, ku Ada Hegerberg ishte fituesja e këtij çmimi për futbollin e femrave.

Por në një moment gjatë momentit të marrjes së çmimit, Dj Martin Solveig i kërkoi Adës që në shenjë fitoreje, të bënte twerk në mes të skenës.

Kjo kërkesë e pazakontë e Dj, që ishte njëkohësisht bashkëprezantues i ceremonisë, menjëherë ka shkaktuar reagime dhe është cilësuar si një seksizëm i hapur ndaj futbollistes norvegjeze.

Ada menjëherë e ka refuzuar kategorikisht këtë kërcim erotik, reagimin e të cilës mund ta shihni më poshtë.

“Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet. Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë… Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme, ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar”, shkroi në Twitter më vonë Dj francez.

Si për të ulur tensionin, në fund të ceremonisë, Ada u shpreh se shakaja pa kripë e Solveig nuk kishte ndikuar aspak në suksesin e kësaj mbrëmjeje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto