Hidhet shorti për Euro 2020/ Ja me kë do të përballet Shqipëria dhe datat e ndeshjeve

Është hedhur shorteu për kampionatin Euro 2020, ku goglat kanë vendosur që Shqipëria në grupin H të përballet me Francën.

Pasi u përcaktuan të gjitha grupet, janë zbardhur të gjitha datat e ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020, se kur do të luhen ndeshjet në grupet me 5 apo me 6 skuadra. Të gjithë ndeshjet do të luhen brenda vitit 2019, në mënyrë që në fund të vitit, nga 10 grupet të dalin emrat e 2 vendeve të para të secilit për të formuar 20 emra të pjesëmarrësve në turne.

Shansi i fundit për t’u kualifikuar më pas do të jetë nëpërmjet play-off të turneut, që zhvillohet në marsin e vitit 2020 dhe ku marrin pjesë skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Ligën e Kombeve, si Kosova e cila ka të garantuar që tani të paktën pjesëmarrjen në play-off.

DATAT

Ndeshja 1    21–23.03.2019
Ndeshja 2    24–26.03.2019
Ndeshja 3     7–8.06.2019
Ndeshja 4    10–11.06.2019

Ndeshja 5     5–7.09.2019
Ndeshja 6     8–10.09.2019
Ndeshja 7     10–12.10.2019
Ndeshja 8      13–15.10.2019
Ndeshja 9      14–16.11.2019
Ndeshja 10    17–19.11.2019

Nga Liga e Kombeve:

Gjysmëfinale play-off      26–28.03.2020
Finale     29–31.03.2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto