Hidhet shorti/ FSHF përcakton kalendarin e ndeshjeve për Superligën

Hidhet shorti i edicionit të 83-të të kategorisë më të lartë të futbollit shqiptar, asaj superiore.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave Lysjen Nurishmi kanë hedhur golat të cilat që në javën e parë përballën dy skuadrat që luftuan për titull në sezionin e shkuar, si Kukësi-Partizani. Një përballje e dyfishtë mes këtyre dy skuadrave të cilat edhe me datë 18 në “Elbasan Arena” do të luajnë përballë njëra tjetrës për trofeun e Superkupës.

Derbi i kryeqytetit do të jetë në javën e 6 të Superligës ku Tirana do të jetë pritëse përballë Partizanit kampion.

Superliga shqiptare do të startojë më 24 gusht, një edicion i cili do të ketë risinë e “play-off”-it për vendin e 8-të të Superligës, përveç dy skuadrave të fundit që rrëzohen automatikisht nga kategoria. Skuadra që do të pozicionohet e treta nga fundi do të luajë me fituesin e ndeshjes midis vendeve të dyta të kategorisë së parë, të grupit të Veriut dhe Jugut.

Ju mund të pëlqeni dhe këto