Flower
Flower

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare pëson frakturë në nofull gjatë ndeshjes, dërgohet me urgjencë në spital

Ndeshja e kampionatit spanjoll në përballjen mes Albasete dhe Granadës, është shoqëruar me një incident të rëndë për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

Në minutën e 30-të sulmuesi Manaj mbeti pa ndjenja dhe u dërgua për në spitalin e qytetit për t’u mbajtur nën kontroll.

Informacionet zyrtare vijnë vetëm nga skuadra, e cila bën me dije se Manaj ka kaluar mbrëmjen në spital ku i është nënshtruar kontrolleve më të detajuara pas goditjes në kokë.

“Top Channel” raporton se Manaj ka një frakturë në nofull që i ka sjellë humbjen e ndjenjave, por gjendja mbahet nën kontroll.

Ju mund të pëlqeni dhe këto