Futbollisti i famshëm i Valencia i infektuar me koronavirus: “E kam filluar 2020 keq”

Futbollisti nga Argjentina i Valencia, Ezequiel Garay, ka bërë të ditur se ka testuar pozitiv me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka treguar se është vetëizoluar. Futbollisti është rasti i parë me këtë virus në La Liga.

“Është e qartë që e kam filluar vitin 2020 keq. Kam dal pozitiv me Coronavirus. Ndihem shumë mirë dhe tani mbetet t’i kushtoj vëmendje këshillave të autoriteteve shëndetësore. Tani për tani do të izolohem”, shkruan Garay.

Ju mund të pëlqeni dhe këto