Futbolli shqiptar në zi, humb jetën ish trajneri i Kombëtares

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për botën e futbollit shqiptar, pasi ka ndërruar jetën ish trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli.

I lindur në 18 maj 1930, Rreli ka humbur jetën në moshën 89 vjeçare. Ai pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar tek Dinamo, por është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Erzenin.

Ai ka një karrierë të pasur edhe si trajner, duke drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën mes viteve 1982-1985 dhe 1988-1989. Gjithashtu ka drejtuar kombëtaret Shpresa, 17 Nëntorin (sot KF Tirana), Teutën dhe Shkumbinin.

Rreli ka regjistruar suksese të rëndësishme me moshat e Kombëtares, duke fituar dy tituj Ballkanikë për të rinj, ndërkohë që me Shqipërinë U21 shkoi nder 8 më të mirat në EURO 1984.

Ai është nderuar me çmimin “Mjeshtër i Madh” nga ish-president Alfred Moisiu, kurse më pas Bamir Topi, në vitin 2017, i dha çmimin “Nderi i kombit”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto