FSHF reagon ndaj sherrit midis tifozëve Tirana-Partizani, jep dënimin e rëndë për Tiranën

FSHF ka reaguar ndaj dhunës që u shkaktua para derbit Tirana-Prtizani. Dënimi më i rëndë ka qenë për Tiranën.

“KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propaganduese me të cilat kryen provokime me karakter politik dhe shoqëror, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek. Për herë të parë FSHF nuk dënon në bllok, për urdhëron klubin e Tiranës të mbyll për gjithë sezonin sektorin G3 duke i ndalur hyrjen në stadium grupimit “Capital Crew”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Një dënim ekzemplarë kanë marrë 8 tifozë të cilëve FSHF i ndalon hyrjen përjetësisht në të gjithë aktivitet që zhvillon FSHF, listë kjo e cila pritet të shtohet pasi Policia e Shtetit të zbardh plotësisht ngjarjen. Nga ky vendim i FSHF-ës nuk ka shpëtuar as klubi i Partizanit i cili për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Ju mund të pëlqeni dhe këto