Foto/ Ronaldo hedh të dashurën e tij nga jahti

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez, janë duke shijuar pushimet e tyre në Ibiza. Ata kishin marrë ditën e djeshme një jaht luksoz, në të cilin po rrinin në ishullin spanjoll.

Në një moment, ylli portugez ka arritur që ta marri Georginën dhe e ka hedhur atë disa herë në det. Sigurisht që ky moment nuk ka arritur t’u shpëtojë fotografëve, të cilët e kanë kapur në fotografi të gjithë këtë shaka të Ronaldos ndaj të dashurës së tij.

E veshur me një palë bikini të bardha, 24 vjeçarja dukej në top formë, pavarësisht se disa muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto