Edy Reja zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares, zbulon filozofinë e tij të lojës

Zyrtarisht, Edy Reja është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, i cili ka firmosuar një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, Reja është shprehur se gjatë gjithë karrierës së tij ka firmosur kontrata të shkurtra.

“Përshëndetje të gjithëve, shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë, dhe pse nuk është e lehtë të punosh me mediat. Në radhë të parë dua të falënderoj presidentin Duka që besoi tek unë. Un isha në Shqipëri se po shija lojtarë për Napoli, nuk ishim me fat në atë ndeshje por kamë parë që ekipi ka cilësi”, u shpreh Reja, ndërsa ka shpjeguar filozofinë e tij të lojës, por kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me ekipin.

“Mua më pëlqen të impostoj skuadra me logjike, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë. Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varët nga shumë situata, varet nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh skuadrën dhe që shohim rezultatet”, u shpreh ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto