Disiplina vendosi përjashtimin e Kamzës nga stadiumet, Gjykata merr vendimin për stafin drejtues të këtij klubi

 

Komisioni i Disiplinës vendosi që klubit të Kamzës t’i hiqet e drejta për të shkelur në stadiumet e Shqipërisë për një periudhë kohore prej 36 muajsh.

Nga ana tjetër, Gjykata e Rrethit Tiranë shqyrtoi dhunën mbi arbitrin Hamiti duke marrë një vendim për stafin drejtues të klubit të Kamzës.

Presidenti Naim Qarri është lënë në arrest shtëpie ndërsa dy zyrtarët e tjerë të klubit, Andi Matraxhiu, drejtor Sportiv dhe Albert Bana, drejtor teknik, janë të detyruar të paraqiten në gjykatë. Ky vendim vjen pasi dhunës së shkaktuar ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorjan Hamiti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto