Flower
Flower

Conor McGregor shokon gjithë botën e boksit, merr vendimin drastik ndaj UFC

Boksieri i njohur Conor McGregor ka shokuar gjithë botën, pasi ka bërë të ditur sot se është dorëhequr nga UFC.

Boksieri irlandez ishte duke planifikuar të ndeshej Khabib Nurmagomedov, Nate Diaz dhe me Donald Cerrone, kur ka bërë këtë njoftim të bujshëm nëpërmjet një postimi në Twitter.

Përshëndetje djema, një lajmërim i shkurtër. Kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur si artet marciale mikse. I uroj të gjithë ish-kolegëve të mi suksese në vazhdimësi. Tani i bashkohem ish-kolegëve të mi që janë tërhequr”, ka shkruar McGregor.

Mësohet se pas dorëheqjes nga UFC, ku ai ka bërë histori duke qenë kampioni i parë që ka fituar dy tituj në dy divizione të ndryshme, McGregor do t’i përkushtohet krijimit të uiskit të tij “Proper”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto