Flower
Flower

Rra.hja e arbitrit, FSHF akuzon policinë: “Nëse nuk veprohet, do ndërpresim kampionatin”

Ditën e sotme, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka dalë në një konferencë për mediat pas dhunës që u ushtrua ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen e ditës së dielë ndërmjet Kamza-Laçi.

Për mediat, Shulku ka akuzuar policinë e Shtetit, duke thënë se i bën një trajtim të veçantë klubeve gjatë ndeshjeve të futbollit.

“Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë”, ka thënë mes të tjerash numri 2 i qeverisë shqiptare të futbollit. Shulku ka përsëritur edhe një herë ultimatumin e FSHF. “Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto