“Ziheshim shpesh”, Erion Isai zbulon marrëdhëniet me Besin dhe Olsi Bylykun

Erion Isai, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku ishin vitin e kaluar të pranishëm në “E diela shqiptare” me emisionin e tyre “BE Coffee”, që dhuroi shumë të qeshura për publikun shqiptar.

Por tani, Olsi është tek “Klanifornia”, Erioni është kryetar i bashkisë së Kolonjës dhe Besi po merret me filmin e tij “Falco”.

Së fundmi, Erioni ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli”, ku ka treguar se e ka marrë malli për Besin dhe Olsin. Ai ka treguar se ziheshin për punë në “BE Coffee”, por pajtoheshin shpejt.

Më merr malli për Olsin dhe Besin, por vazhdojnë të jenë në rrethin tim shoqëror, së fundmi më ka ndodhur një fenomen, bashkëndaj dashurinë për emisionet ku punoj. Olsin nuk e kemi lënë vetëm, pasi për Olsin nuk ka vetëm një dritare, por ka porta të mëdha të hapura. Porta të hapura për Besin, Vangjon, Suadën, uroj ta dini se cfarë vajze të talentuar ju kemi sjellë. Prej 13 vitesh, i vetmi person që i lija skenarin pa merakun sesi do jetë ishte Suada Daci. Marrëdhënia me Besin? Sinqeriteti na ka bërë bashkë, edhe kur kemi patur debat për punën nuk na ka ndikuar në pjesën personale. Minutat e telefonave mes nesh janë aq sa ç’flasim me gratë. Edhe pse ziheshim për punën dita mbyllej me ‘hajde te loku’”, ka thënë Erioni.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto