Zbulohet lidhja, futbollisti Xherdan Shaqiri në një marrëdhënie me këngëtaren shqiptare

Së fundmi, po përflitet se futbollisti i famshëm me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është në një lidhje me një këngëtare shqiptare.

Sipas “Prive.al”, bëhet fjalë për Dhurata Ahmetajn. Prej disa kohësh, këngëtarja po udhëton shpesh drejt Anglisë dhe thuhet se arsyeja është Xherdani.

Dhurata prej kohësh është larguar nga muzika dhe nuk dihen shumë detaje nga jeta e saj personale. Dyshja ende nuk kanë publikuar foto së bashku apo të kenë konfirmuar lidhjen, ndaj pritet që ata të flasin për këtë marrëdhënie.

Ju mund të pëlqeni dhe këto