Zbulohet emisioni i ri që do moderojë Dajana Shabani

Moderatorja e njohur shqiptare, Dajana Shabani, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohë. Ajo është komentuar shumë që pas largimit nga emisioni “Ditë e re” në Ora News.

Në vend të Dajanës dhe Besmirit në këtë emision, do të shohim Kelvi Kadilin dhe Arjola Shehun. Disa ditë më parë, Dajana zbuloi se do të largohej nga vendi, prandaj iku nga emisioni.

Por dashuria e madhe që ka moderatorja për ekranin, e ka rikthyer përsëri atë. Së fundmi, fansat e kanë pyetur Dajanën në Instastory për projektin e saj të ri.

“Se ç’më tha një zog kthehu dhe një herë në television. Ora News ka qenë dhe do mbetet shtëpia ime, kudo ku unë të shkoj”, ka shkruar moderatorja, duke nënkuptuar se në sezonin e ri do e shohim në ndonjë televizion tjetër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto