Zbulohet e vërteta, ja kur do të rikthehet “Big Brother”

Këto ditë u raportua në media se do të rikthehej reality show “Big Brother Albania” dhe ai do të moderohej nga Luana Vjollca.

Shkak për këtë u bë deklarata e Luanës në finalen e “Shiko kush luan” pasi u shpreh se do të rikthehet pas një muaji me një emision të ri.

Pas këtyre fjalëve, ka folur Arbana Osmani, që ka drejtuar për shumë vite këtë spektakël. Ajo ka thënë se këtë vit “Big Brother” nuk do të rikthehet në Top Channel.

“Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë. Ajo që di me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”, shkruan Arbana.

Ju mund të pëlqeni dhe këto