Zbulohet data, ja se kur do të nisi sërish “E diela shqiptare”

Emisioni shumë i ndjekur i të dielave, “E diela shqiptare”, do të rikthehet në ekranin shqiptar së bashku me nisjen e sezonit të ri televiziv.

Së fundmi, moderatori i këtij emisioni, Ardit Gjebrea, ka zbuluar përmes një statusi në rrjetet sociale ditën kur do të fillojë emisioni.

Sipas Arditit, “E diela shqiptare” do të nisë më 17 shtator. “Mbarojmë një sezon në 30 korrik, fillojmë një tjetër më 17 shtator, Viti i Ri në 31 dhjetor”, ka shkruar Arditi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto