Zbulohet arsyeja e ndarjes së Cardi B nga Offset, dalin mesazhet me pullë të kuqe të reperit

Që prej deklaratës publike që bëri në Instagram ditën e martë se ishte ndarë nga bashkëshorti Offset, Cardi B ka dalë në publik dhe ka festuar për jetën e re si një beqare.

Ajo ka marrë një tufë me dollarë në dorë dhe është fotografuar në një klub nate në Miami ditën e shtunë.

Pas zhurmës që erdhi si pasojë e ndarjes së tyre, është bërë e ditur se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia që Offset kishte bërë ndaj saj, pasi kishte kërkuar të bënte seks treshe me dy femra të tjera.

Në internet janë publikuar disa mesazhe midis Offset dhe një vajze, i cili kërkonte një takim me Cuban Doll e Summer Bunni në qershor, para se Cardi të lindte vajzën e tyre.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, Cardi B ishte e ndërgjegjshme që burri i saj fliste  me vajza të tjera, por këto mesazhe nuk mund t’i anashkalojë dot.

Sipas disa burimeve afër reperes, ajo nuk do të heqi dorë nga ndarja dhe vendimi i divorcit është serioz.

Ju mund të pëlqeni dhe këto