Zbulim i jashtëzakonshëm, këngët e Adele iu ‘shërojnë’ nga problemet shëndetësore

Sipas një studimi të disa shkencëtarëve, të dëgjosh këngët e Adele teksa je duke nisur makinën, të ndihmon të ruash qetësinë dhe shëndetin e zemrës.

Një studim i ekspertëve në dy universitete në Sao Paulo, Brazil, në universitetin Oxford Brookes dhe në Universitetin Parma në Itali, ka arritur në këto përfundime.

Sipas këtij studimi, gratë e reja që dëgjonin këngët e Adele teksa drejtonin makinën, u qetësuan më shumë. Versionet në piano të “Someone like you” dhe “Hello”, janë përfshirë në një listë që është krijuar për të qetësuar shoferët në trafik.

Kjo muzikë ka ulur rrahjet e zemrës së tyre, duke i ndihmuar shoferët që me kalimin e kalës, të shmangin problemet serioze shëndetësore.

Muzika është zbuluar se nënndërgjegjeshëm ndikon në ritmet e valëve të trurit dhe rregullon aktivitetin në sistemin nervor, duke ulur presionin e gjakut dhe rrahjen e zemrës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto