Zbardhet tragjedia, ja arsyeja përse humbi jetën futbollisti Emiliano Sala

Më 21 janar, futbollisti i njohur argjentinas, Emiliano Sala, ra në Kanalin Anglez pasi po fluturonte nga Nantes drejt Cardiff në Angli me avion.

Pasi trupi i tij u nxorr nga mbetjet e aeroplanit që kishte përfunduar në oqean, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbardhur shkaqet që i sollën vdekjen.

Në një raport të plotë të publikuar nga dega e Hetimeve Ajrore, zbulohet se futbollisti vdiq si pasojë e plagëve në kokë dhe në gjoks.

Ndonëse trupi i Emiliano Salës u zbulua, familja e pilotit David Ibbotson, ende nuk ka arritur të gjejë paqe.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, vajza e pilotit, Danielle, u shpreh se deri më tani familja ka mbledhur 140.000 sterlina për të financuar një operacion shpëtimi që do të kushtojë sa dyfishi i kësaj shume.

“Nëse ke shpresë, nuk duhet të dorëzohesh. Ai nuk do të ndalte së më kërkuari”, u shpreh vajza e tij.

Sala dhe piloti

“Ne e dimë se ai ka ikur, por e duam mbrapsht. E dimë që ka vdekur por e duam në shtëpi”, ishte apeli i gruas së tij Nora. “Ai ishte një bashkëshort i shkëlqyer, gjithmonë na ka mbështetur dhe ishte shkëmbi ynë. Na duket sikur ai sapo doli vetëm në këtë moment. E di se kushtet e motit nuk janë më të mirat dhe deti është i rrezikshëm, por ne kemi nevojë për një vështrim të fundit”, tha gruaja e pilotit të Sala.

Ju mund të pëlqeni dhe këto