Young Zerkës i vjedhin këngën të huajtë, këngëtari bën deklaratën e fortë

Young Zerka është një prej këngëtarëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilit pëlqehen shumë nga publiku dhe kanë arritur miliona klikime.

Por pak më parë, Zerka ka denoncuar një vjedhje. Përmes një postimi në Instagram, ai ka zbuluar se kënga “Ting Ting” që ka me Albanian Outlaws, është vjedhur nga një këngëtar i quajtur Dj Brolin.

“Na grin t’u na vjedh dhe kopju. Në fund të fundit mbase më shumë lek bëhen duke kopjuar sesa duke krijuar!”, ka shkruar Zerka përbri kësaj videoje.

Bashkëpunimi i Zerkës me Albanian Outlaws u publikua në mars, ndërsa jo këngë e Xbenjoes dhe Dj Brolin vetëm pak orë më parë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto