Xheloze e çmendur, Carla Bruni tregon ç’do bënte nëse e kap Sarkozy me femër tjetër: “Ia pres”

Carla Bruni, bashkëshortja e ish presidentit francez, Nicolas Sarkozy, është shumë e komentuar në media dhe jeta e tyre si çift përbën shumë interes për publikun.

Së fundmi, Carla në një intervistë për emisionin radiofonik “Femmes puissantes”, ka treguar se është shumë xheloze për bashkëshortin.

“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i pres fytin. Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”, tha këngëtarja 51-vjeçare.

Po ashtu, ajo ka thënë se është shumë e dashuruar dhe ka folur mbi fjalët se ajo ishte shkaku që Sarkozy u nda nga bashkëshortja.

“Nuk kemi qenë shkaku i prishjes së ndonjë gjëje. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk kemi thyer ndonjë gjë”, ka thënë Bruni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto