“Vjen tre herë në ditë, thotë do thërras policinë”, Arjola Demiri tregon problemet me fqinjen

Aktorja e famshme shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Rudina”, ku ka treguar se është karantinuar me tre fëmijët e saj dhe me vëllain.

Megjithatë, ajo ka thënë se për shkak të zhurmës që bëjnë fëmijët, ka pasur vazhdimisht probleme me fqinjen.

“Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm”, tregoi Arjola.

Rudina e ka pyetur Arjolën se si e organizon kohën me tre fëmijët, ndërsa aktorja tha: “Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

“Edhe ti çfarë i thua?”, e pyeti Rudina, dnërsa Arjola ia ktheu:  “I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon”, ka thënë aktorja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto