Vjen në Shqipëri aktori i famshëm i serialit ‘Çukur’: “Nuk ndihem si i huaj këtu”

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Rudina” ka qenë aktori i njohur i kinematografisë turke, Erçan Kesal, i cili në Shqipëri është bërë i njohur nga roli i tij si baba Idrizi në serialin “Çukur”.

Gjatë intervistës, aktori ka thënë se Shqipëria i ka dhuruar një ndjesi speciale. “Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera.

Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”, tha ai.

Përpos profesionit si aktor, Erçan është edhe mjek, regjisor dhe shkrimtar i njohur në Turqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto