“Vjen në momente shumë të vështira”, grupi “West Side Family” sjell projektin e veçantë muzikor

Grupi “West Side Family” është rikthyer me një projekt të ri së fundmi, i titulluar “Zemra Rreh”. Kjo këngë është një kompozim i vëllait të të ndjerit Dr. Flori, Alban Kondi.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Landi shkruan se kjo këngë vjen në momente të vështira për të gjithë ne.

“Kënga #ZemraRreh vjen në momente shumë të vështira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, ka shkruar Landi në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto