“VIP-at shqiptarë përdorin lëndë nârkotike në Bllok”, Graciano zbulon të vërtetën pas deklaratës së bujshme

Balerini Graciano Tagani u komentua shumë disa javë më parë pasi u shpreh se “VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok”, një deklaratë që bëri shumë bujë në media.

Së fundmi, Graciano ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, ku është pyetur nga moderatorja mbi këtë deklaratë. Ai ka sqaruar më me detaje këtë çështje, duke shtuar se ai e ka thënë në formë shakaje.

“Ideja është që unë nuk e kam thënë fare në atë kontekst, sepse portalet tona të famshme dihet se si i transformojnë gjërat. Unë kam thënë, që ka qenë mënyrë shakaje, që të gjithë pinë substanca të ndryshme.  Puna e shakasë, kur unë e thashë nuk akuzova as VIP-at asnjë njeri, ideja ishte që kur del në clube, konsumon për veten tënde, thashë ti e ke marrë vesh se nuk konsumohet gjë, në mënyrë shakaje, nuk akuzova njeri dhe as nuk e kisha personalisht me njeri. Tani dihet, njerëzit kur dalin pinë, dëfrehen, është jeta e tyre, të bëjnë ca të duan, në këtë kontekst e kisha”, tha balerini.

Ju mund të pëlqeni dhe këto