Vin Veli flet për herë të parë mbi ndarjen nga Bora Zemani: “Pse duhet të urrehen çiftet kur ndahen?”

Bora Zemani dhe Dj i njohur Vin Veli, u ndanë tre vite më parë, por atëherë vendosën të mos flisnin mbi këtë ndarje.

Së fundmi, Vin Veli ka folur për Borën gjatë një komunikimi me “Live from Tirana”.  “A duhet të jemi miq me ish-at?”, e kanë pyetur gazetarët.

Ai u shpreh se kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta urresh ish-partnerin/ partneren. Gjërat ndryshojnë nëse lidhja ka pasur tradhti.

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.

Ju mund të pëlqeni dhe këto