Video/ Reperit të njohur shqiptar i digjet shtëpia në Prishtinë

Shtëpia e reperit shqiptar që njihet me nofkën Sin Boy, Agustin Gegës, është përfshirë nga flakët në lagjen Arbëria ditën e sotme në Prishtinë.

Sipas “Klan Kosova”, brenda saj ishte reperi, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime, raportojnë disa burime për “Prive”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti.

Sin Boy ka ardhur nga Greqia në Prishtinë për të punuar rreth një projekti të ri muzikor.

Ju mund të pëlqeni dhe këto