Video e rëndë/ Sherr me gota, reperi i famshëm zihet keq për një femër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndarjen e çmimeve “NME”, ku reperi Slowthai i është drejtuar me disa komente ofenduese dhe seksuale komedianes Katherine Ryan.

“Nëse do të bëjmë gjëra, më tako më vonë”, “Ajo do që unë të luaj me lulet e saj”, kanë qenë disa nga komentet që reperi bëri.

Si pasojë, audienca është acaruar dhe një nga të pranishmit e ka gjuajtur Slowthai me gotën e pijes kur ai po merrte çmimin “The hero of the year”.

Slowthai ia ka kthyer sulmin dhe e ka gjuajtur me gotën e shampanjës. Më pasi, ai u përpoq të hidhej në turmën e njerëzve për t’u zënë, por siguria e ka ndaluar.

Pas kësaj ngjarje, reperi i ka kërkuar falje komedianes dhe ka thënë se gjithçka nisi si shaka. Katherine tha se fjalët e tij nuk e kishin bërë të ndihej aspak keq pavarësisht se u panë nga të gjithë si komente seksuale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto