“Vetëm po pate lekë e bën belin si ty”, ndjekësja e ironizoi, Lori i kthen përgjigjen epike

Lori Hoxha është një prej personazheve më të komentuara shqiptare, e cila është shumë e përfolur për jetën e saj personale dhe mes luksit.

Së fundmi, Lori ka treguar përmes postimeve të ndryshme në Instagram se ndodhet me pushime verore në Itali.

Ajo ka publikuar shumë foto të ndryshme nga vendi fqinj, ku në një të fundit, shihet duke pirë një kafe, ndërsa nga pas ka një pamje mahnitëse të detit.

E veshur me rroba banje të zeza, përpos komplimenteve të ndryshme, Lori është kritikuar se ka bërë fotoshop tek beli për ta bërë atë të duket më i hollë.

“Vetëm po pate lekë e bën belin si ty, ose po pate account në Photoshop”, i ka komentuar një ndjekëse, ndërsa Lori i kthen përgjigjen epike: “Imagjino t’i kesh të dyja”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto