“Vetëm nuse s’mund të jesh”, Tayna e lë pa fjalë ndjekësen me përgjigjen e saj

Prej disa ditësh, reperja e njohur shqiptare, Tayna ndodhet në Amerikë, ku u zbulua se atje po xhiron klipin e këngës së re që do të jetë një baladë.

Nga Amerika, Tayna ka publikuar shumë foto që kanë tërhequr vëmendjen. Së fundmi, reperja ka hedhur një foto e veshur me bikini, në përshkrimin e së cilës ka thënë se është ëndrra e çdo vjehrre.

Në mes të komplimentave të shumta, një ndjekëse i ka thënë se vetëm nuse s’mund të jetë. “Ti gjithçka mund të jesh vetëm nuse jo”, i shkruan një ndjekëse.

“Mirë e ke, unë jam dhëndri”, i është përgjigjur Tayna, një përgjigje që e ka lënë pa fjalë ndjekësen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto