Vendosi maskat në vendet intime, njerëzit shpërthejnë në ofendime ndaj modeles

Yulia Ushakova është një modele ruse, e cila është kritikuar shumë nga ndjekësit së fundmi për shkak se ka vendosur dy maska në vendet intime.

“Sapo porosita këto rrobabanje. Valvulat lejojnë që lëkura të marrë frymë, por për fat të keq nuk mund t’i vishni për më shumë se dy orë”, shkruajti modelja.

Por ky gjest i modeles nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, të cilët kanë theksuar se në spitale nuk ka maska mjaftueshëm.

“Ka një mungesë globale të maskave. Kjo është shakaja më e keqe që kam parë gjatë këtyre ditëve të tmerrshme”, ka thënë një komentues, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Krejtësisht budallaqe dhe pa respekt për të gjithë mjekët dhe ata që po vuajnë. Po të bëj unfollow direkt. Mjaft.”

Dhe një tjetër ndjekës shtoi: “Ato maska ​​mund të shpëtojnë një jetë, kjo nuk është shaka”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto