“Vendosa buzëkuq në funeralin e saj për ta kujtuar”, Iris Luarasi flet për marrëdhënien që kishte me vjehrrën

Iris Luarasi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur më shumë për pamjen e saj. Ajo ka treguar se edhe kur del nga shtëpia, vendos buzëkuq.

Gjatë intervistës, Irisi ka zbuluar se vjehrra e saj kujdesej shumë për veten dhe ajo e admironte. Kur po e kujtonte, Irisi është përlotur pasi tha se e donte aq shumë sa i thërriste “nëna”.

“Mamaja ime nuk përdor pothuajse fare makeup dhe i shkëlqen fytyra, ndërsa vjehrra ime ishte njeriu që e dashuronte makeup-in, buzët e kuqe të saj ishin gjithmonë prezente, mbante kapele, thonj të kuq. Respekti më është shtuar pafund për të, kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, me një gangrenë diabetike, se kjo gjë më prek se e kam dashur shumë nëna Teftën. Edhe në ditët e fundit, edhe kur ngrihej që ishte ashtu e sëmurë, merrte një pasqyrë aty në krevat dhe fillonte lyente sytë, lyente buzët. Dhe unë thoja, ua çfarë kryevepre është kjo grua, që është zonjë edhe i pëlqen kaq shumë të mbahet dhe të jetë dinjitoze. Ajo do rrinte në shtëpi, por e bënte për respekt për veten e saj. Madje edhe në ditët e fundit, unë i kam çuar vajza që t’i bënin thonjtë, i lyenin flokët, se ajo e vlerësonte shumë këtë gjë. Një ditë kur e pyeta më tha mua, që është respekt”, tregoi Irisi.

“Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët. Në fakt kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar, për t’i thënë faleminderit për të gjitha gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo”, u shpreh Irisi.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto