Vëllai i humbi jetën, Barbana emocionon me gjestin e ndjerë që ka bërë në kujtim të tij

Këngëtarja shqiptare, Barbana Dini, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, prej nga ku ka folur për këngën e saj më të re me titull “Libri i dashnis”.

Por gjatë intervistës, Barbana ka treguar se asaj i ka ngelur peng fakti që nuk bëri dot një bashkëpunim me Ergin. Megjithatë këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë këngën që ai e la përgjysmë.

“Në ditën e lindjes së tij, në 15 tetor do vijë kënga që Ergi kishte shumë dëshirë ta këndonim bashkë. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë dhe mbeti në ‘demo’. Po i përkushtohem për ta sjellë ashtu siç Ergi do donte, kam një emocion dhe përgjegjësi të madhe. Kënga është me tekst, muzikë nga Ergi dhe titullohet ‘Ku je’, tregoi Barbana.

Ju mund të pëlqeni dhe këto