“Uroj t’i vijnë mendtë”, Ilda Bejleri akuzon gruan që u aksidentua se kërkon të përfitojë lekë nga ajo

Dy ditë më parë, në media u raportua se moderatorja Ilda Bejleri aksidentoi me makinë një grua 64 vjeçare në Bulevardin “Gjergj Fishta”. Gruaja foli për mediat dhe u shpreh se Ilda e pa dhe nuk ndaloi.

Së fundmi, Ilda ka reaguar sërish për këtë ngjarje. Përmes një postimi në Instagram, Ilda e ka akuzuar atë se kërkon të përfitojë lekë.

E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?!

Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!!

E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar!

Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim!

Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten!

E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje!”, shkruan Bejleri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto