Uroi përzemërsisht mamanë e Stresit, Keisi zbulon arsyen pse vendosi t’i bënte dedikimin publik

Reperi Stresi dhe Keisi kanë muaj të ndarë tashmë, por duket se bukuroshja brune vazhdon dhe ruan raporte të mira me prindërit e tij.

Disa ditë më parë, Keisi uroi publikisht mamanë e Stresit për ditëlindjen e saj, duke i bërë një dedikim të bukur.

“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth”, i ka shkruar Keisi asaj në Instastory.

Ky postim habiti shumë ndjekësit e Keisit, të cilët e kanë pyetur atë së fundmi se pse e ka uruar mamanë e Stresit.

“Pse ja urove ditëlindjen mamit të Stresit? A mendon të ktheheni sërish të dy?” i shkruan një ndjekës. “Cfarë lidhje ka? Unë atë e dua, kishte ditëlindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, shkruan Keisi.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto