“Unë e ti maniak”, zbulohet marrëdhënia mes Fifit dhe Fationit të “Përputhen”

Këto ditët e fundit është aluduar në media se çfarë lidhje ka midis Fifit dhe Fationit të “Përputhen”, pas disa postimeve të këngëtares  në Instastory.

Fifi publikoi një video ku shihej duke kënduar këngën e saj të re me titull “Maniak” dhe përbri videos ajo shkroi “unë e tij maniak”, duke etiketuar Fationin. Fansat e pyetën Fifin se pse e ka etiketuar Fationin. “Sepse është maniak”, iu përgjigj Fifi.

“Ti dhe Fationi çfarë jeni se s’po kuptoj?”, e pyet një tjetër. “Mirë është mos me kuptu najherë”, i përgjigjet Fifi.

Por me këto postime, këngëtarja ka zbuluar se Fationi do të jetë protagonist në klipin e kësaj kënge.

Ju mund të pëlqeni dhe këto