U zbulua se është shtatzanë, Eni Vasili fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Disa ditë më parë, u zbulua se gazetarja e njohur shqiptare, Eni Vasili, është shtatzanë. Këtë detaj e zbuloi kryeministri Edi Rama teksa ishte i ftuar në emisionin e saj, “Open”.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, tha Rama.
Së fundmi, gazeta “Panorama” ka publikuar disa foto të Eni Vasilit me barkun e rrumbullakosur, pas të cilave ka reaguar edhe gazetarja.
“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur”, shkroi Eni Vasili.
View this post on Instagram