U tremb nga tërmeti, lojtari maqedonas i Kukësit largohet nga Shqipëria menjëherë

Lojtari maqedonas që është pjesë e skuadrës së Kukësit, Tome Kitanovski, është larguar nga Shqipëria fill pas tërmetit të 26 nëntorit.

Bëhet e ditur se ai është nisur drejt Maqedonisë pas lëkundjeve që tronditën vendin. Trajneri Shpëtim Duro e ka bërë të ditur këtë se lojtari maqedonas është mungesa e vetme në sfidën e rradhës.

Ai po ashtu ka shtuar se Kitanovski e ka përjetuar shumë keq presionin, dhe së bashku me skuadrën kanë vendosur të mos i bëjnë presion duke e lënë që ta marrë vetë ai vendimin përfundimtar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto