U tha se u nda nga bashkëshorti i saj, Inva Mula zbulon të vërtetën: “Njerëz me smirë”

Sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula, është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë për shkak se u raportua që ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani.

Së fundmi, mbi këto lajme ka reaguar vet Inva. E ftuar në emisionin “I ftuari”, Inva ka treguar se ky është një thashethem dhe s’është aspak e vërtetë që është ndarë.

 “Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, ka thënë Mula, duke thënë më tej se ky lajm e shqetësoi shumë familjen e saj dhe miqtë.

Por sopranoja e famshme ka treguar arsyen përse po përhapen lajmet për të. Ajo u shpreh se më 24 & 28 korrik do të mbajë në Korçë festivali “Mik Festival”, organizatorja e së cilit është pikërisht ajo. Për këtë arsye, thotë Inva, lajmi i ndarjes mund të përdoret si një antireklamë për këtë festival.

Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri.

Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva.

Ju mund të pëlqeni dhe këto