U tha se nuk ishin të lidhur, por Dua kapet mat me vëllain e supermodeleve Hadid

Dua Lipa është komentuar shumë që pas ndarjes me Isaac Carew se ishte në një marrëdhënie me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.

Më pas u tha se Dua ishte kapur mat duke u puthur me një këngëtar tjetër, por ai i mohoi këto fjalë. Së fundmi, Dua ka qenë në ceremoninë e çmimeve Nordoff Robins’ Silver Clef dhe mesa duket, ajo nuk ka qenë vetëm.

Në këtë video të shkëputur, “Iconstyle” ka vënë re se Anwar ishte bashkë me Duan, pasi afër këngëtares dallohet një mashkull që ka një tatuazh në formë H-je tek dora.

Në një tjetër foto, shihet Dua që po zbret nga makina dhe mbrapa saj qëndron Anwar, duke shtuar dhe më shumë dyshimet se ata janë të lidhur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto