U tha se Mozzik i dedikoi “Dhelpër dinake”, Loredana zbulon se çfarë nuk i pëlqeu tek kjo këngë

Së fundmi, Loredana ka qenë e ftuar në emisionin “NIN”, prej nga ku ka folur për marrëdhënien që ka me Mozzik pas ndarjes së tyre.

Disa kohë më parë u tha se kënga “Dhelpër Dinake” e Mozzik i dedikohej Loredanës. Gjatë intervistës, reperja tha se nuk  e ka problem tekstin, por ka shtuar se nuk i ka pëlqyer fakti që në këtë klip shfaqeshin shumë femra të zhveshura.

“Nuk më ka pëlqyer që i ka pasur 10 femra zhveshur. E mendoj pak më ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm’, ka deklaruar Loredana në studio.

Ju mund të pëlqeni dhe këto