Flower
Flower

U tha se ishin në një lidhje, Mateus Frroku habit me deklaratën e dashurisë për Anxhela Peristerin

Dy këngëtarët e njohur, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku kanë marrë vëmendjen e mediave së fundmi pasi janë përfolur se janë të lidhur, që pas publikimit të bashkëpunimit të tyre.

Por kur ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, Anxhela tha se ata ishin veç miq. “Më ndodh shpesh që kur bëj duete sajojnë kështu lajmesh, por nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë çift me asnjë artist. Unë me Mateusin njihem që në festival të fëmijëve plus ai është 5 vite më i vogël se unë. Unë dua që partnerin tim ta kem më të madh në moshë“, u shpreh Anxhela.

Anxhela Peristeri

Mirëpo, Anxhela dhe Mateusi kanë qenë ditën e djeshme në emisionin “BE Coffee”, prej nga ku këngëtari ka habitur të gjithë duke thënë se Anxhela është dashuria e tij e re.

Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën jo vetëm për faktin që është një mikesh e vjetër, një vajzë fantastike por është dashuri e kohëve të fundit”, u përgjigj Mateusi kur e pyetën se kë zgjidhte mes Bujarit e Anxhelës.

“Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit”, tha Anxhela teksa më vonë i ngacmuar nga moderatorët Mateusi tha: ‘Mendoni çfarë të doni.’

Ju mund të pëlqeni dhe këto