U tha se i bëri diss Noizyt, Stresi zbulon të vërtetën e postimit që bëri bujë

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, publikoi së fundmi në Instagram një video të reperit Big Kik, i cili bëri një freestyle në emisionin “Gjoni Black”.

Në këtë freestyle, Big Kik tregonte se e kishte nisur me grupin “OTR” karrierën e tij, por nuk e kuptoi se pse Noizy i prishi marrëdhëniet me të më pas.

“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, shprehej Big Kik ndër të tjera.

Për shkak të këtyre fjalëve, u aludua se mbështetja që Stresi i bëri Big Kik ishte një thumb ndaj Noizyt. Por për “iconstyle”, STresi ka deklaruar se nuk kishte për qëllim fare të bënte diss, por thjesht të mbështeste reperin.

“S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen”, tha Stresi.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto