U shfaq me barkun e rrumbullakosur, këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të tretë?

Një nga këngëtaret më të njohura në të gjithë botën është Pink. Ajo është nënë e dy fëmijëve, e një vajze 9 vjeçe që quhet Willow Sage dhe një djali 3 vjeç, Jameson Moon.

Por mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Pink do të bëhet nënë për herë të parë. Gjithçka ka nisur nga performanca që ajo ka dhënë në “Academy of country Music Awards”.

Në këtë performancë, Pink është shfaqur me një bark më të rrumbullakosur se zakonisht. Pink nuk ka reaguar në lidhje me këto aludime dhe ende nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse ajo është apo jo në pritje të ëmbël.

Ju mund të pëlqeni dhe këto