U shërua nga koronavirusi, Florjan Binaj zbulon si duket pasi sfidoi virusin e rrezikshëm

Florjan Binaj disa javë më parë bëri të ditur se ishte infektuar me koronavirus. Aktori shqiptar u karantinua për ditë me rradhë në shtëpinë e tij.

Mirëpo, në testin e fundit që bëri, doli që Florjani është shëruar nga koronavirusi,   “Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruante Binaj.

Së fundmi, Florjani ka publikuar foton e parë pas lajmit se ishte i prekur nga koronavirusi.

Në këtë foto, aktori ka pozuar me dy fëmijët, bashkëshorten dhe dy miqtë e tij. “Lum ata që kanë miq të vërtetë”, ka shkruar Florjani përbri fotos, ku shihet në formë dhe i lumtur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto