U rrëzua në mes të skenës teksa po kërcente, Alba Hoxha zbulon ç’ndodhi pas atij momenti

Alba Hoxha është një nga balerinat më të njohura shqiptare. Ajo shoqëron VIP-at në spektaklin “Dance with me” dhe prezanton motin në TV Klan.

Së fundmi, balerina ka publikuar një video në Instagram ku shihet teksa ka kërcyer në “Dance with me” me Voler Kolnikaj. Por në një moment, ai tenton të bëjë një padjeshkë, por është rrëzuar.

Përmes këtij postimi në Instagram, Alba ka shkruar se kjo rënie i dha forcë, pasi ajo u ngjit menjëherë dhe e realizoi në mënyrë perfekte.

“Epo gjëra që ndodhin janë. Në jetë shpesh ndeshemi me pengesa e rrëzime dhe nuk është dështim nëse rrëzohesh, por është sukses nëse arrin të ringrihesh”, ka shkruar balerina në këtë video.

Ju mund të pëlqeni dhe këto