U përfol se ishte shtatzanë, Bieta Sulo zbulon të vërtetën

Bieta Sulo është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme publikoi një foto në rrjetet sociale ku mbante një tollumbace rozë në dorë.

Pas kësaj fotoje, menjëherë vërshuan komentet në foton e moderatores që e uronin sepse u nënkuptua se ajo ishte shtatzanë.

Por sot, Bieta ka reaguar rreth këtyre lajmeve të shtatzanisë. Ajo ka publikuar një foto, këtë herë pa tollumbace dhe ka zbuluar se në fakt do bëhet teze.

“Miremengjes… me nje foto pa tullumbace, se ky na i ngaterroi te gjitha. E vetmja lidhje qe mund t’i gjej hamendesimeve, eshte se pres me dite te behem per here te pare teze e nje vajze, por e verteta e fotos eshte me e thjeshte: ai tullumbac me gjendej ne shtepi dhe plus qe me shkonte me fustanin…po gjithsesi endrra te bukura pata me idene e nje femije te dyte, qe do te doja ta kem vajze edhe pse parashikoj qe do ta kem djale”, ka shkruar Bieta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto