Flower
Flower

U që.llua nga grupi rival i Feros, pla.goset menaxheri i “On Records”

Pas sherrit që u raportua se ndodhi në lagjen “Dardania” në Prishtinë disa minuta më parë, policia ka dhënë detaje të mëtejshme.

Foto nga vendngjarja

Rreth orës 15:00, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë, ku u raportua se është plagosur Met Elshani, menaxheri i reperit dhe njëkohësisht i labelit “On Records”.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o        M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o        L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto